Carabao Cup/ Arsenali eliminohet, Chelsea dhe Liverpooli bëjnë detyrën

Arsenali është eliminuar me Carabao Cup që në fazën e 1/8. Skuadra e Artetës u mundën 3-1 nga West Ham. Një autogol i White i dhuroi avantazhin “The Hammers” në minutën e 16-të. Në fillimin e pjesës së dytë, ganezi Kudus dyfishoi shifrat, ndërsa pak më vonë Bowen thelloi epërsinë. Goli i Odegaard në fund vlejti vetëm për statistikë.

Chelsea fitoi 2-0 ndaj Blackburn me gola të shënuar nga Badiashile dhe Sterling. Fiton edhe Liverpool 1-2 ndaj Bornemouth. Golat e The Reds mbajnë  firmën e Gakpo dhe Nunez, ndërkohë që goli i vetëm nga vendasit erdhi nga Kluivert.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?