Cassano kritikon Leao-n: Lojtar pa personalitet, shënon kur ja japin topin gati
Ish-sulmuesi i Milan, Antonio Cassano ka kritikuar së fundmi Rafael Leaon për paraqitjen në ndeshjen e Champions League ndaj Paris Saint-Germain, të cilën italianët e humbën me rezultatin 0-3. Cassano është shprehur se Leao nuk bën diferencë në lojë, ndërsa shtoi se nuk ka personalitet.
“Ai kurrë në asnjë moment nuk u shfaq i rrezikshëm. Është nga ata lojtarë që shënon vetëm kur ia japin topin gati, lojtar pa personalitet. Provoi të bënte dy goditje dhe aq nuk bëri asgjë më shumë”, deklaroi Cassano.
KOHA JONË SONDAZH

