Ceballos replikën me Zidane: Edhe unë nuk punoj me ty!
Me shumë mundësi në sezonin e ri te Real Madrid, nuk do të ketë hapësira për Dani Ceballos. Mesfushori i talentuar, është impenjuar me kombëtaren e U-21 në kampionatin Europian, teksa të dielën në mbrëmje shënoi një super gol ndaj Italisë.
Marrëdhënia e tij me Zinedine Zidane nuk është aspak e mirë. Sipas gazetës “AS”, para disa ditësh strategu francez i ka komunikuar vendimin se nuk bën pjesë në planet e tij. Kundërpërgjigja e lojtarit ka qenë e menjëhershme: “Nuk ka asnjë problem, edhe unë nuk kam dëshirë që të punoj me të”.
Ceballos, u transferua në Madrid në vitin 2017, por ka pasur pak hapësira në sezonin e kaluar, ku minutazhi u bë gjithmonë e më i vogël pas rikthimit të francezit. Zidane vendosi që ta përfshinte në listën e lojtarëve të largimeve, një vendim që duket se ka marrë pëlqimin edhe të vetë lojtarit. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

