Çekia publikon listën e lojtarëve për duelin me Shqipërinë, mungon ylli i ekipit
Federata Çeke e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për sfidën me Shqipërinë, ku bie në sy mungesa e yllit të ekipit, Patrick Schik, i cili prej disa muajsh vuan nga një dëmtim i rëndë dhe për këtë arsye trajneri Jaroslav Šilhavý nuk do të rrezikojë me ftesën e tij.
Mes emrave të tjerë të grumbulluar nga çekët shihet një ndryshim te portierë, ku në vend të Tomáš Koubek është ftuar Aleš Mandous. Mungesa ka edhe në mbrojtje, ku të pranishëm nuk do të jenë David Zima dhe Jaroslav Zelený.
Nga ana tjetër, janë ftuar David Jurásek dhe Martin Vitík. Në listë janë kapiteni Tomáš Souček, Václav Černý, golashënuesi më i mirë i skuadrës çeke në kualifikuese me tre gola.
Para ndeshjeve të tetorit, Shqipëria është në vendin e parë në Grupin E kualifikues me 10 pikë. Çekët janë në vendin e dytë me dy pikë më pak, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
KOHA JONË SONDAZH

