FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çështja “Ballist Morina”, reagon Ministria Kroate e Drejtësisë

Ministria Kroate e Drejtësisë ka reaguar  në lidhje me çështjen e Ismail Morinës, i ashtquajturi “Ballisti”, një nga tifozët më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, që ka marrë autorësinë e hedhjes së dronit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare.Vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakovic. Pas një periudhe të gjatë peripecie dhe vuajtjesh, për Ismail Morinën tashmë ka vend për pak buzëqeshje.

Sipas vendimit më të fundit të ministrisë kroatë të drejtësisë, e konfirmuar kjo nga ana e “Radio Free Europe”, është vendosur zyrtarisht vendimi për mos-ekstradimin e Morinës në Serbi. Ministria kroate ka vendosur që Ismail Morina të transferohet në Itali, duke larguar kështu frikën më të madhe për familjarët e Morinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?