Champions League/ Milani sfidon “murin e verdhë”, PSG përballet me Newcastle

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshje të tjera shumë interesante për fazën e grupeve në Champions League. Spikat mbi të gjitha super dueli mes Dortmundit dhe Milanit.

Kuqezinjtë vijnë pa 3 lojtarë të rëndësishëm, Loftus Cheek i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe të përhershmit, Kalulu dhe Kruniç, ndërsa gjermanët bëjnë llogaritë vetëm pa Sabitzer. “Grupin e Ferrit” e kompleton sfida Neëcastle-Paris Saint Germain, një tjetër ndeshje ku të dyja ekipet synojnë 3 pikët.

Barcelona do të përballet me Porton në transfertë. Katalanasit luajnë pa Pedri, De Jong, Rafinha ndërsa te portugezët nuk do të kenë vetëm Pepe-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kampionët në fuqi të Manchester City luajnë me Leipzig, dy ekipet më të forta të grupit G, ndërsa në takimin tjetër Crvena Zvezda sfidon Young Boys. Lazio luan sot duelin ndaj Celtic ndërsa Atletico Madrid do të përballet me Feynoordin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?