“Chiellini më tha që po më priste te Juvja, pothuajse qava”
Argjentinasi Cristian Romero ka motive të mira për të ëndërruar si bardhezi, pasi e ardhmja do të jetë në skuadrën torineze. “Chiellini më ka thënë që po më pret te Juvja – zbuloi mbrojtësi 21-vjeçar i Genoas për televizionin argjentinas Canal Showsport – pothuajse u përlota. Nuk mund ta besoja. I tregova të gjithë familjes sime”.
Ai debutoi sezonin e kaluar në Seria A, por arriti që të luante 27 ndeshje me fanellën e Genoas- duke spikatur dhe duke tërhequr më pas vëmendjen edhe të Juventusit, që bleu kartonin e tij për 20 milionë euro.
“Unë mendova se do të mbijetoja pak ndeshje. Ne ishim 30 lojtarë në fushë, ditën e parë të stërvitjes, dhe për trajnerin thuajse nuk ekzistoja. Para meje ishin lojtarë të mëdhenj dhe katër mbrojtës”, tregon Romero. Argjentinasi vështirë se do të transferohet në Torino këtë verë, pasi mund të mbetet te Genoa në formë huazimi për të fituar më shumë eksperiencë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

