Cikalleshi protagonist në Turqi, shënon me stil “Panenka”(VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka realizuar gol këtë të diel me skuadrën e tij Konyaspor në Turqi, duke shmangur humbjen në shtëpi ndaj Karagumruk dhe duke i dërguar mesazhe pozitive trajnerit Sylvinho.

Sulmuesi shqiptar ktheu në gol me stil “Panenka” një 11-metërsh në minutën e 97 duke e vulosur rezultatin në 1-1.

Megjithatë, kjo ishte pika e parë në 4 ndeshje në shtëpi për skuadrën e Cikalleshit dhe duket se nuk mjaftoi për të ndalur koret e tifozëve për largimin e trajnerit.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?