City javën e ardhshme zyrtarizon goditjen e madhe në mesfushë

Manchester City javën e ardhshme do të zyrtarizojë një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere. Bëhet fjalë për mesfushorin Rodri, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit me Atletico Madridin. “Qytetarët” ishin në kërkim të një zëvendësuesi për Fernandinhon, teksa lojtari spanjoll ishte zgjedhja e parën për trajnerin Pep Guardiola.

 

Në garë për të ishte edhe Bayerni i Mynihut, por skuadra gjermane ka hequr dorë, pasi ka parë dëshirën e tij për t’u bashkuar me kampionët e Anglisë. Atletico ndërkohë ka gjetur pasuesin e tij, teksa të enjten zyrtarizoi afrimin e Marco Llorente për shifrën e 40 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rodri është një nga goditjet e mëdha të City-it gjatë këtij sezoni, teksa synimi i radhës është Maguire. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?