Çokaj dhe Uzuni kalojnë Lokomotivën në finalen e Kupës në Kroaci (VIDEO)
Lokomotiva e Zagrebit kualifikohet për në finalen e Kupës së Kroacisë falë dy futbollistëve shqiptarë. Enis Çokaj dhe Myrto Uzuni u bënë protagonistë në suksesin e skuadrës kryeqytetase e cila e rinisi me këmbën e mbarë sezonin pas ndërprerjes 3-mujore për shkak të pandemisë COVID-19. Lokomotiva triumfoi me shifrat 1-3 në gjysmëfinale ndaj Slaven Belupos.
Pjesa e parë përfundoi me suksesin 1-0 të Slaven Belupos falë golit të Godas pas vetëm 6 minutash lojë. Në minutën e 68-të erdhi edhe reagimi i skuadrës kryeqytetase me Enis Çokajn që barazoi shifrat.
Në të 80-ën Tolic kaloi në epërsi miqtë, ndërsa pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 95-të Myrto Uzuni vulosi fitoren dhe kualifikimin në finalen e Kupës së Kroacisë të Lokomotivës që do të ketë përballë fituesen e çiftit Rijeka-Osijek. Për Uzunin ky ishte goli i 12-të sezonal, 9 në kampionat dhe 3 në Kupë.
KOHA JONË SONDAZH

