Coman dëmtohet dhe rrezikon të mungojë gjatë te Bayerni
Lajme aspak të mira në shtëpinë e Bayern Munich teksa Kingsley Coman është dëmtuar dhe mund të rrezikojë një ndalesë të gjatë.
Francezi pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë gjatë seancës së fundit stërvitore që do ta detyrojë të mos grumbullohet me kombëtaren e tij si dhe të humbë disa ndeshje të rëndësishme për bavarezët mes kampionatit dhe Champions League.
Trajneri Nagelsmann tha në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së sotme të Bayernit kundër Stuttgart-it:
“Coman? Ai u dëmtuar në stërvitje dhe nuk duket mirë. Shpresoj që të mos jetë shumë keq, por është një dëmtim muskulor. Por shpresoj dhe pres që të jetë një situatë më e mirë”.
Në faqen e klubit gjerman flitet për çarje të fibrës muskulore por nuk bëhen të ditura kohët e rikuperimit. Coman ka humbur ndeshjen e kampionatit dhe do të mungojë në atë të Champions League kundër Barcelona-s, ndeshja e dytë e grupit.
KOHA JONË SONDAZH

