Conference League/ Ballkani pëson humbje ndaj Astanës në “Fadil Vokrri”
Ballkani është mundur 1-2 në “Fadil Vokrri” nga Astana, në ndeshjen e Conference League, të vlefshme për takimin e 3-të të grupeve. Miqtë nga Kazakistani u treguan cinikë që në fillim, teksa në rastin e parë serioz, ia dolën të shënojnë në portë e Koliçit (7’).
Pas golit të Jovancic, skudra e Ilir Dajës reagoi shumë shpejt, për të vendosur ekuilibrat. Ishte kapiteni Edvin Kuc qe ndezi atmosferën në stadium, me të pranishmit që me të drejtë mund të festonin lirisht. Në minutën e 23-të, Astana merr rimerr avantazhin pas një goli me kokë të Kuat.
Skuadra nga Suhareka rriti presionin por prapavija kundërshtare ishte mirë e pozicionuar, duke mos lejuar shumë hapësira. Ballkani është në vendin e 3-të me 3 pikë, po aq sa ka Astana e vendit të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

