FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daja: Të ringrihemi pas goditjes, synojmë të dy trofetë (VIDEO)

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit. Strategu i korçareve beson se mungesat e shumta nuk do të ndikojnë në ndeshjen e parë.

”Jemi në ditën e fundit të përgatitjeve për gjysmëfinalen. Nuk jemi në aspektin e duhur psikologjik dhe kemi disa mungesa të rëndësishme si dhe disa lojtarë të tjerë janë në pikëpyetje duke përmendur Vangjelin, Osmanin dhe Radas të cilët kanë probleme shëndetësore por mbetet për tu parë dhe seanca e fundit për të përcaktuar lojtarët që do të startojnë nesër. Është një ndeshje e vështirë për vetë faktin se kupa është me sistem eliminimi, ndaj duhet të jemi të kujdessh në të dy fazat e lojës për të bërë të mundur arritjet e objektivit tjetër të klubit, fitimin e kupës”.

GJËNDJA PSIKOLOGJIKE – “Do mundohemi të gjithë si staf dhe lojtarët ta kalojmë këtë gjendje dhe për tu përqendruar tek ajo që është më e rëndësishme për ne, kuadrati i fushës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

ROTACIONI – “Do të thoja që çdo lojtar i Skënderbeut është këtu sepse ka një meritë në karrierën e tij. Edhe ata lojtarë që kanë pasur një minutazh të vogël duhet të tregojnë nesër se janë këtu për të bërë më të mirën qoftë për vetëm e tyre, qoftë për Skënderbeun”.

Swiss Digital Mobile Reklama

KUPA E SHQIPËRISË – “Është një trofe i munguar për klubin dhe ne do luftojmë fort për ti sjellë këtij qyteti të mrekullueshëm të dy trofetë në fund të sezonit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?