Daku takohet me gruan e heroit legjendar të Kosovës, Agim Ramadani

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy ndeshjet e radhës, ku më e rëndësishmja është ajo e 12 tetorit me Republikën Çeke, që është për kualifikuesit e Europianit të Gjermanisë.

Pas kësaj sfide kuqezinjtë, po në “Air Albania” do të përballen me Bullgarinë, por ky takim ka karakter miqësor. Mirlind Daku është pjesë e kuqezinjve për këto dy sfida dhe ai ka pasur një vizitor shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sulmuesin gjilanas është takuar së fundmi nga bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadani. Daku pas shënimit të golit ndaj Polonisë hoqi fanellën duke festuar dhe në shpinën e tij u ekspozua tatuazhi me piramidën e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?