Danilo Alvesh shokon Skënderbeun në “aktin e parë” të gjysmëfinales së Kupës (VIDEO)
Flamurtari i ka befasuar të gjithë, pasi në momentin më të vështirë të sezonit, ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë në Kupën e Italisë ndaj Skënderbeut. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në Korçë, duke limituar lëvizjet e kundërshtarëve.
Vendasit fituan një 11-metërsh shumë të dyshimtë me Xhejms, por nga pika e bardhë, Muzaka nuk arriti që të mposhtë portierin Nurkoviç. Kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt barazimit në pjesën e dytë, 8 minuta nga fundi është Danilo Alvesh që vendos heshtjen.
Sulmuesi kërcen mes mbrojtjes kundërshtare pas një goditje nga këndi të dhuruar nga Aliti për të realizuar golin e avantazhit. Vlonjatët në këtë mënyrë mund të kalojnë në finale edhe me një barazim në ndeshjen e kthimit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

