De Biasi: Rrahmani i fortë fizikisht, por jo i shpejt

Hellas Verona është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Dinamos së Zagrebit, Amir Rrahmani. Futbollisti i Kosovës ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare, por u largua pasi nuk bënte pjesë në planet e De Biasit në atë kohë. Vetë trajneri italian ndërkohë ka komentuar afrimin e Rrahmanit në Seria A, duke harruar të shkuarën.

 

“Mbrojtës shumë i fortë fizikisht dhe i mirë në lojën në ajër. Nuk është i shpejtë në metrat e para, por në përgjithësi është i mirë. Ka cilësi shumë të mira teknike dhe është shumë i mirë në fazat e sulmit, në situata jo aktive.  Është një djalë shumë i mirë, i gatshëm të shkojë në Itali. Nuk kam ndonjë anekdotë kurioze. Ai është një djalë i cili me të vërtetë dëshiron të mësoj”, deklaroi De Biasi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?