“De Ligt gjithë e më pranë Juves, 95% transferimi i kryer”

Matthijs De Ligt është një hap larg Juventusit. Gjithmonë e më shumë vijnë konfirmime që mbrojtësi i Ajax sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e bardhezinjve. Gazetari Oriol Domènech në programin “The club of midnight” të Esport3 të Radio Catalunya, ka konfirmuar se operacioni De Ligt-Juventus është i kryer në masën 95%: “Futbollisti e ka marrë vendimin e tij dhe do të shkojë në Torino. Në kontratë do të ketë edhe një klauzolë lirimi”.

 

Bardhezinjtë, pas një kohë të gjatë kanë fituar konkurrencën me klube si Barcelona dhe PSG. E ardhmja duket e destinuar: ishte premtuar për t’u veshur blaugrana si shoku i tij Frenkie De Jong, për një shifër që shkon në 86 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tratativa u futën edhe Juventus me PSG, me bardhezinjtë që arritën ta bindnin talentin holandez duke përdorur edhe ndërmjetësin Cristiano Ronaldo, i cili me rastin e Ligës së Kombeve e ftoi në Torino. Flamuri i bardhë është shumë pranë, teksa Juventus është gati për të përqafuar Matthijs De Ligt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?