De Ligt i thotë “po” Juventusit, ja detajet e super operacionit
Juventus është duke punuar për një goditje të madhe në merkato. Gazeta “De Telegraaf” shkruan se mbrojtësi De Ligt i ka thënë po bardhezinjve. Skuadra torineze ndërkohë ka bërë gati një ofertë prej 70 milionë eurosh, që është e mjaftueshme për skuadrën e Ajax.
Ditën e sotme kontaktet do të bëhen edhe më intensive me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, ndërkohë që parashikohet një kontratë fareonike për mbrojtësin. Mediat holandeze shkruajnë se bëhet fjalë për 15-20 milionë euro në sezon, por më shumë mundësi bardhezinjtë mund ta mbyllin edhe me 10 milionë euro.
Mungesa e marrëveshjes me Barcelonën dhe PSG, ja ka bërë më të thjeshtë Juventusit, që tashmë është shumë pranë një prej mbrojtësve më të mirë në botë. Sarri merr në këtë mënyrë një tjetër dhuratë, pas Ramsey dhe Rabiot (për të cilin mbetet vetëm detajet e fundit). /R.Lika-Koha Jone/
#Deligt, apertura forte alla @juventusfc negli ultimi minuti. Da domani si può entrare nel vivo dopo la mancata chiusura con #Psg e #Barcellona @SkySport #Calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 21, 2019
KOHA JONË SONDAZH

