FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Del Piero: Juve e papërmbajtshme me Dibalën, nuk e prisja që Zidane …

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, ka komentuar përballjen e sotme të Championsit, teksa “Zonja e Vjetër” pret Realin.

“Ndryshe nga finalja në Kardif, Juventus ka më shumë opsione në fazën e sulmit, dhe mendoj se në përballje dyfishe, ka më shumë mundësi për të kaluar turin. Alegri? Është një trajner i madh, një trajner i vërtet. Arma e tij më e fortë është thjeshtësia. Për çdo problem ka një zgjidhje, e njeh mjaft mirë futbollin dhe lojtarët e tij dhe nuk është i fiksuar pas një moduli.

A mund t’u bëjë Higuain keq ish-shokëve të ekipit? Me siguri, është një lojtar i jashtëzakonshëm, një lider. Dibala? Njeri kyç i Juventusit. Bardhezinjtë janë shumë të formë, por me Dibalën bëhen të paparashikueshëm. Zidane? Nuk e prisja që të bëhej trajner, por ka një mënyrë të tijën për lojën në fushë, dhe bën gjëra të mëdha”, ka thënë Del Piero në analizën e tij për gazetën spanjolle “AS”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?