Dembele: Më shumë dua Championsin se sa Kupën e Botës

Anësori i Barcelonës ka folur së fundmi për ambiciet e tij për të fituar Champions League me Barcelonën. Ai është shprehur se kjo dëshirë qëndron mbi gjithçka tjetër në futboll.

Madje ai shprehet se më shumë ëndërron trofeun e Champions League me Barcelonën sesa fitimin e “Topit të Artë” apo Kupën e Botës me Francën.

“Për mua, fitimi i Champions Leagues me Barçën është mbi të gjitha. Ata kanë shkuar në shtatë vite pa e fituar këtë. Kanë fituar La Ligan, por jo Championsin, prandaj mendoj se është më e rëndësishme”, deklaroi Dembele.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?