Dha asistin e golit, Bare: Rëndësi ka fitorja, Andorra nuk na la të luanim!
Shqipëria e nisi me këmbën e mbarë eliminatoret e Botërorit, teksa mposhti 0-1 Andorrën. Pas ndeshjes Keidi Bare u shpreh i lumtur, teksa evidentoi se kundërshtari ua vështirësoi lojën.
“Më të rëndësishme janë 3 pikët. Fitorja ishte e vështirë, pasi edhe fusha nuk është në nivelet e duhura. Ata janë një ekip agresiv, që mbyllen mirë mbrapa. Luanin me 6 mbrojtës. Jam i lumtur për fitoren, pasi në një fushë të tillë, nuk mund të luash futboll.
E filluam me këmbën e mbarë. Këtë kemi diskutuar gjithmonë. Ia arritëm qëllimin dhe presim ndeshjen me Anglinë. Ishte ndeshje e vështirë, sepse ata nuk të linin të luanim. I kishim 1 kundër 1 gjithë kohën. Mënyra më e mirë, ishte të zhvendosesha në krahë për të marrë topin.
Diskutim në dhomat e zhveshjes? Luajtëm vertikal, siç na tha edhe trajneri. Nuk është shumë e thjeshtë me këto ekipe, sepse fusha është sintetike dhe shumë e vogël”, deklaroi Bare, që dha asistin në rastin e golit.
KOHA JONË SONDAZH

