Di Francesco lavdëron dy talentet shqiptarë, Çuni dhe Ibrahimovic që shënuan mbrëmë
Marvin Çuni dhe Arijan Ibrahimovic u bënë protagonistë në Serinë A pasditen e të hënës, pasi shënuan të dy në portën e Etrit Berishës, duke i dhënë Frosinones fitoren 2-1 ndaj Empolit. Pas ndeshjes, trajneri i Frosinones komentoi edhe formën e të dy sulmuesve shqiptarë, duke theksuar se puna e tyre po shpërblehet në fushë.
“Futbollistët duhet të reagojnë me personalitet ndaj gabimeve dhe kështu ndodhi me Ibrahimovic. Doja ta hidhja në fushë një muaj më parë, por nuk doja të rrezikoja. E shihja që rritej nga dita në ditë në stërvitje. Ka dëshirë të rritet dhe duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtën përulësi si të javëve të fundit.
Sulmuesit kanë dhënë gjithmonë shumë dhe janë shpërblyer. Ky është shembulli i Çunit. Edhe pse nuk është stërvitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit, sot e kam hedhur në fushë dhe na shpërbleu me një gol mjaft të bukur.
Çuni është një qendër sulmues, që ka dëshirë dhe cilësitë e duhura për të lëvizur në të gjithë hapësirën e fushës. Duhet të jetë brenda lojës, për të shkuar më pranë portës dhe për të shënuar më shumë. Për Ibrahimovic më duket vetja si një baba dhe po mundohem ta menaxhoj ashtu siç duhet”, deklaroi Di Francesco.
KOHA JONË SONDAZH

