Diego Simeone si Ferguson, gati kontrata e re deri në vitin 2026
Diego Simeone si Ferguson te Atletico Madrid. Trajneri argjentinas, cili ka nisur punë si trajner te Los Colchoneros në vitin 2011, dhe që ka një kontratë deri në vitin 2024, është gati që ta rinovojë.
Mediat në Spanjë raportojnë se shumë shpejt ai do të hedhë firmën për kontratën deri në vitin 2026. Kontaktet mes palëve deri më tani kanë qenë shumë pozitive dhe firma sipas “TeleDeporte” do të vijë në ditët në vijim
Kujtojmë që Simeone është një nga trajnerët më të paguar në botë, por edhe puna që ka bërë te Atletico Madrid ka qenë fantastike n sezonet e fundit, duke rivalizuar skuadra si Real Madrid apo Barcelona në kampionat dhe Champions. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

