Dobi gati për stolin e Kukësit, pritet firma
Sporti E Diel, 11 Shtator 2022 15:06
Drejtuesit e Kukësit janë vënë menjëherë në punë për të gjetur Skënder Gegën nga pankina. Emri është Enkeleid Dobi dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Prej vitesh, Dobi jeton në Poloni ku ka drejtuar disa skuadra. Tani është gati aventurën e tij të parë si trajner në Superligë.
Detyra e tij për ta ringjitur Kukësin në tabelë do të jetë e vështirë pasi në 4 javë kampionat, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

