Doli pozitiv ndaj koronavirusit, ish-trajneri i Dinamos në terapi intensive
Ish-trajneri i Dinamos, në sezonin 2010-2011, Luis Manuel Blanco, është në luftë me jetën. 66-vjeçari argjentinas, është prekur nga koronavirusi, teksa është duke bërë terapi intensive.
Blanco ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat argjentinase në lidhje me gjendjen e tij, teksa është shprehur: “Tani për tani gjendem në spital. Kam rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe po luftoj për ta mposhtur. Me siguri do t’ia dal”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë që aventura e Blancos me blutë e Dinamos, zgjati vetëm 18 ndeshje, ku arriti të siguronte, 8 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje.

KOHA JONË SONDAZH

