Drejtori sportiv i Interit, Pier Ausilio reagon nga Shqipëria: E njohim Brojën, por …

Ditën e sotme doli një lajm për një interesim të mundshëm të Interit për Armando Brojën në merkaton e janarit. Gjithsesi pa kaluar disa orë, është drejtori sportiv i zikaltërve, Pier Ausilio që ka shuar çdo thashetheme të mundshëm. Sipas tij Broja nuk është në planet e Interit.

“E njohim Brojën dhe i urojmë më të mirën me kombëtaren. Po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pasur, e kam parë që së fundmi është rikthyer dhe ka shënuar gol. Por, Inter i ka sulmuesit e tij dhe nuk jemi të interesuar. Jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në organikë. I uroj Brojës më të mirën me kombëtaren, shpresoj të jetë i dobishëm për kombëtaren duke nisur nga e enjtja”, u shpreh Ausilio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?