Duro: Drejtuesit s’e pranuan dorëheqjen, kualifikimi vendoset ndeshjen e kthimit
Flamurtari po kalon momentin më të vështirë të sezont, teksa në kampionat fiton prej disa javësh. Duke folur në prag të ndeshjes së parë në gjysmëfinalen e Kupës, trajneri Shpëtim Duro pranoi përgjegjësitë, duke zbuluar se ia ka parashtruar dorëheqjen drejtuesve, megjithatë administratori Sinan Idrizi nuk e pranoi, duke e votëbesuar teknikun.
“Kam një vit e gjysmë në krye të Flamurtarit dhe kjo tregon se jam një trajner jetëgjatë. Dua t’i falënderoj drejtuesit, që kanë besim te puna ime, pavarësisht ndeshjeve të fundit, ku mora përgjegjësinë. Do të më gëzojë arritja e objektivave në fund të sezonit.
Kemi dy ndeshje të forta me Skënderbeun, si ne dhe korçarët jemi në situatë të vështirë sa i përket planit psikologjik. Nëse do të kualifikohemi do të jetë pozitive për objektivin e Kupës, sepse dëshirojmë ta fitojmë këtë trofe. Pra, të shkojmë në Europë nëpërmjet takimit. Kualifikimi do të vendoset në 180 minuta, pra në takimin e kthimit.
Gjendja në kampionat? Duhet të pranojmë që i kemi humbur shpresat për një vend të dytë, por duhet të luftojmë që të mos bëjmë gabimet e fazës së tretë”, ka thënë Duro.
KOHA JONË SONDAZH

