Dy shqiptarë në formacionin e javës, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha si dhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, janë përzgjedhur në formacionin e javës të publikuar nga SofaScore për ndeshjet e xhirove të shtata të kualifikueseve të kampionatit europian.

“Gardiani” kuqezi e mbajti portën e paprekur në ndeshjen ndaj Çekisë. Paraqitja e kapitenit është vlerësuar me notën 8.6 falë pritjeve të tij. Dhe portieri nga Prishtina është përfshirë mes më të mirëve.

Milot Rashica gjithashtu është pjesë e këtij formacioni, duke u rreshtuar përkrah francezit Kylian Mbappe dhe belgut Dodi Lukebakio. Me dy gola dhe një asist në suksesin 0-3 kundër Andorrës, Milot Rashica ka marrë notën më të lartë: 9.8.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?