E BUJSHME/ Jurgen Klopp reagon pas skandalit me gjyqtarët: Të përsëritet ndeshja me Tottenhamin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kërkon që ndeshja ndaj Tottenhamit të luhet sërish. Të Kuqtë morën një goditje të rëndë pasi VAR u mohoi një gol që shënuan, duke e cilësuar pozicionin e Luiz Diaz si të parregullt, por në fakt nga pamjet ishte plotësisht në lojë.

Liverpooli më pas kërkoi edhe audio-incizimet mes gjyqtarëve dhe VAR-it, të cilat u publikuan dhe u pa qartazi që skuadra e Klopp ishte dëmtuar qëllimisht. Tani, Klopp ka kërkuar që kjo ndeshje të përsëritet e të zhvillohet sërish.

“Po e them si njeri i futbollit: Unë mendoj se e vetmja zgjidhje është që ndeshja të përsëritet, është vendimi më i drejtë. Sigurisht që nuk do të ndodhë. Mendoj se është kaq e paprecedentë sa nuk ka ndodhur më parë, nuk më kujtohet të ketë ndodhur diçka e tillë, përsëritje do të ishte e drejtë”, tha Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?