E bujshme nga Anglia, Liverpooli kërkon rikthimin e Coutinhos

Liverpool nuk ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere, por pas deklaratës së trajnerit Klopp, i cili kërkoi blerje, vjen dhe reagimi i parë i drejtuesve.

 

Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin e Brazilit, Philippe Coutinho. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Jurgen Klopp dëshiron të marrë në skuadër lojtarin e Barcelona-s, i cili vitin e kaluar u largua për në “Camp Nou” për 160 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

27-vjeçari nuk ka arritur të japë maksimumin në Spanjë dhe Klopp do të ishte i lumtur që ta rimerrte në skuadër. Në mediat britanike është përfolur edhe për një interesim nga ana e Manchester United dhe Chelsea-t për lojtarin, por vetë Coutinho është kundër rikthimin në Angli te një klub tjetër, për respekt të Liverpool.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?