E bujshme nga Brazili/ Neymar në tratativa të avancuara me Barcelonën

Neymar mund të rikthehet sërish te Barcelona Tratativa mes klubit blaugrana dhe PSG është në një fazë të avancuar. Portali brazilian “Globoesporte”, raporton se në operacion mund të përfshihen edhe Umtiti, dembele dhe Rakitici dhe një shumë prej 100 milionë eurosh.

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, është në bisedime me babanë e brazilianit, i cili ka kontratë deri në vitin 2022. Një nga drejtuesit e klubit katalanas, Josep Vibes, nuk ka konfirmuar zërat për rikthimin e Neymar: “Nuk ka asnjë portë të hapur apo të mbyllur për Neymar.

Sulmuesi ka veshur fanellën e katalansve nga viti 2013 deri në 2017, teksa më pas vendosi që të transferohej te PSG për shifrën rekord të 222 milionë eurove. Deklarata e presidentit Nasser Al Khelaifi se “nëse dikush nuk është i lumtur, portat janë të hapura”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?