E FRIKSHME/ Konfirmohet rasti i dytë me coronavirus në Seria A

Rast i ri coronavirusi në Serie A. Pas njoftimit të Juventusit për daljen pozitive të Daniele Ruganit, konfirmohet një tjetër rast në elitën e futbollit italian.

“UC Sampdoria informon se lojtari Manolo Gabbiadini ka dal pozitiv në testin për Coronavirus-COVID-19. Ai ka pasur ethe, por gjendja e tij është e mirë. Klubi do të aktivizojë të gjitha procedurat e izolimit të parashikuara më ligj”, shkruan klubi dorian.

Sampdoria bëhet skuadra e tretë që do të karantinohet e gjitha, pas Juventusit dhe Interit, ndërkohë që në Itali deri më tani kemi zyrtarisht dy raste. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?