Qeveria jep dritën jeshile për rifillimin e Kategorisë Superiore
Kategoria Superiore më në fund ka marrë dritën jeshile për rifillimin e sezonit, duke filluar që nga data 3 qershor. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit ka firmosur sot urdhërin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.
Në datën 3 qershor kampionati do të rikthehet dhe do të jetë një tur force për të luajtur 10 javët e fundit brenda 2 muajve duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Në total do të luhen 50 ndeshje nga data 3 qershor deri në 29 korrik kur është përcaktuar dita e fundit e kampionatit. Në mesjave do të luhen vetëm java e 27-të dhe ajo e fundit e 36-të ndërsa mesjavat e tjera do të plotësohen nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

KOHA JONË SONDAZH

