E KRYER/ Icardi largohet nga PSG, transferohet te skuadra e njohur turke
Mauro Icardi do të largohet nga PSG pas tri sezonesh qëndrimi në Paris. Sulmuesi argjentinas nuk është një nga lojtarët që preferohet nga trajneri Christoph Galtier, teksa largimi tashmë është i sigurt.
29-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Turqi te gjiganti turk Galatasaray. Icardi do të bashkohet me Galatasarayn në formë huazimi me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milionë euro.
Mediat franceze dhe ato turke kanë raportuar se zyrtarizimi i Icardit si futbollist i ri i PSG-së pritet në fillim të javës së ardhshme, pasi merkato në Turqi është ende e hapur.
KOHA JONË SONDAZH

