E pabesueshme/ Në Meksikë regjistrohet tërmet pas golit ndaj Gjermanisë

Gjermania e nisi me humbje Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Kampionët aktual u mposhtën me rezultatin 0-1, ndërsa golin e vetëm e shënoi Hirving Lozano në minutën e 35-të.

Në momentin e golin në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, është regjistruar një tërmet i vogël. Kjo ka ardhur si pasojë e gëzimit të madh nga qytetarët meksikanë.

“Një tërmet është ndierë në Mexico City dhe ai filloi artificialisht. Ndoshta kjo nga hedhja masive e njerëzve në momentin e golit të skuadrës kombëtare në Kampionatin Botëror”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga SIMMSA (rrjet monitorimi për dridhje të tokës).

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Lekundje ne Mexico City

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?