E rrallë/ Garoi me dy këmbë artificiale, piloti anglez e mbyll garën i treti

Këputja e të dy këmbëve të pësuar në garën e Formula 4 nuk e ka ndaluar pilotin anglez Billy Monger për t’u rikthyer në pistë.

Një rikthim spektakolar për 18 vjeçarin që u ngjit në podium në garën hapëse të kampionatit BRDC British në Formula 3.

Monger e mbylli garën në vendin e tretë,  vetëm gjysmë sekondi pas vendit të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është pak surreale, por ishte një emocion i veçantë kthimi në pistë. Po të më thonit se do të isha në garën e parë në podium, ndoshta do të kisha thënë se po më gënjeni. Të shkoj atje dhe të provoj se jam konkurruese është më shumë se unë mund të kisha kërkuar ndonjëherë. Falenderoj të gjithë djemtë në Carlin që më besuan që të pilotoj një makinë të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sidomos Grahame ‘Chily’ Chilton, të gjithë ata që më kanë përkrahur, njerëz si Jonathan Palmer, familjen dhe miqtë që më mbështetën pas aksidentit tim.”-tha ai në konferencën për shtyp menjëherë pas garës.

Piloti anglez pritet që të garojë edhe në “Bahrain Grand Prix” fundjavën e ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?