FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Reja zbulon Shqipërinë: Duka më bindi me verë, Euro2020?

Impakti i Edi Rejas në stolin e përfaqësueses shqiptare ka qenë shumë pozitiv, mbi të gjitha tekniku italian arriti ti rikthej brenda pak kohësh Kombëtares atë që Panucci e zbehu me prepotencë, harmoninë brenda grupit. As në fushë, pavarësisht se kishte shumë pak kohë në dispozicion, Shqipëria e Edi Rejas nuk stonoi, përkundrazi, me fitoren kundër Moldavisë arriti të mbaj të gjallë shpresën se mund të kualifikohemi sërish në një europian.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, Reja e nis pikërisht duke bërë një bilanc për dy sfidat e tij të para në krye të Kombëtares: “Humbëm në Islandë ishte e pamerituar, ata goditën vetëm një herë kuadratin duke shfrytëzuar një neglizhencë të mbrojtjes. Më pas mposhtën Moldavinë, më thanë që kishin kohë që nuk shihnin një ndeshje të tillë. Skuadra ka gjetur dëshirën për të luftuar, edhe njerëzit ishin të kënaqur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
A nuk e kishe mbyllur? Isha i lodhur duke drejtuar klube, pas Atalantës kam refuzuar disa oferta nga Udinese, Benevento e Verona, doja ta mbyllja karrierën duke hequr një peng të fundit, të drejtoja një përfaqësuese. Kur më mori Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare, e pranova menjëherë. Jam në formë, trupi më përgjigjet. Çfarë të premtoj Duka? Më tha se do të provoja verën që prodhon afër Durrësit. Keni firmosur për 6 ndeshje. Më pas? Pas kualifikueseve do të shohim, ekzistojnë kushtet për të vazhduar. Sa mundësi keni për tu kualifikuar në Europian? Do ta provojmë, do të jetë e vështirë. Do të luajmë gjithçka në Turqi. Si luan Shqipëria? E kam nisur me 3-5-2 me dy sulmues roli ndërmjet Sadikut, Cikalleshit, Balaj dhe Uzunit. Jam përpjekur gjithashtu ti jap pak stabilitet në mbrojtje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?