Efektet e koronavirusit, Napoli pushon nga puna 30 punonjës në dy muaj
Në kohën kur mbetet ende pezull çështja delikate e shkurtimit të pagave të futbollistëve, emergjenca koronavirus po ndihet gjithnjë e më shumë tek Napoli, ku kanë mbërritur edhe masat e para drastike për të përballuar krizën ekonomike. Presidenti Aurelio De Laurentiis, në fakt, ka vendosur të pushojë nga puna për dy muaj të 30 punonjësit e klubit, duke pezulluar edhe modalitetin “smart ëorking”.
Për sa i përket çështjes së pagave të lojtarëve, Napolika ngrirë muajin e marsit, në pritje të gjejë një akord, jo të lehtë sepse në sfondin mbetet gjithnjë e hapur mosmarrëveshja, me kërkesën e rëndë për gjoba (mbi 2 milion në total) pas rebelimit të 5 nëntorit.
Presidenti e di që linja e përcaktuar nga Asambleja e Lega-s i imponon të gjejë një akord me Hysaj e të tjerët, duke përjashtuar për rrjedhojë vendime të njëanshme nga ana e shoqërisë.
KOHA JONË SONDAZH

