Egnatia shkatërron Dinamo City-in, arratiset e vetme në krye të renditjes

Egnatia ka shkatërruar 3-0 Dinamo City-in, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Superiore. Skuadra rrogozhinase bëri autokritikë pas humbjes minimale me Teutën, duke marrë pikët e plota ndaj kryeqytetasve.

Në të 26-n, Gytis Paulauskas shfrytëzoi një top të hedhur nga Renato Malota, duke arritur që të mposhtë Bekim Rexhepin. Vetëm 5 minuta më vonë, Arbin Zejnullai arriti të shënonte golin e dytë, duke ekzekutuar në perfeksion një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë, Egnatia e administroi mirë rezultatin, teksa pati disa mundësi për të shënuar sërish. Dinamo City mbeti me 10 lojtarë në të 72-n, pasi Blend Krasniqi mori kartonin e dytë të verdhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundin e sfidës, Alessandro Ahmetaj shënoi dhe golin e tretë për vendasit. Dinamo ka 7 pikë, po aq sa dhe Kukësi, me të cilin ndan vendin e fundit të renditjes. Egnatia ruan vendin e parë të renditjes, në kuotën e 16 pikëve, duke u konfirmuar si skuadër pretendente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?