Egnatia shkatërron Vllazninë e Josës, Tirana ndalet edhe ndaj Kastriotit
Egnatia konfirmon momentin fantastik që po kalon, teksa sot ka shkatërruar Vllazninë 3-0 në Rrogozhinë. Emiliano Musta ishte protagonist absolut i rrogozhinasve, pasi në minutën e 22-të bëri një shpërthim spektakolar në krahun e majtë, duke kaluar disa kundërshtarë dhe shërbyer më pas për Delarge, që e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetën e Zogovic.
Vetëm dy minuta më vonë, Musta përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes shkodrane për të realizuar golin e dytë. Në pjesën e dytë, Egnatia shënon edhe golin e tretë me Camajn, i cili përfitoi nga përgjumja e dyshes Juriç-Gurishta dhe dërgoi topin në rrjetë. Kjo është humbja e dytë në katër javë për shkodranët, që tregojnë shumë oshilacione.
Tirana ndërkohë nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola ndaj Kastriotit, në një ndeshje me ritëm të ulët dhe pak mundësi shënimi, teksa krutanët goditën edhe një traversë në të 80-ën.
Bardheblutë konfirmojnë në këto katër javët e para se janë larg formës së vitit të kaluar, pasi kanë grumbulluar vetëm 5 pikë, falë një fitoreje, dy barazimesh dhe një humbjeje, po aq sa ka dhe Kastrioti.
KOHA JONË SONDAZH

