Emerson Palmeri zbulon lamtumirën e çuditshme të Hazardit

Eden Hazard u prezantua te Real Madrid pak ditë më parë, duke realizuar ëndrrën më të madhe në karrierën e tij. Ylli belg u transferua për shifrën e 100 milionë eurove, duke i dhënë një goditje të fortë Chelsea-t, që është i dënuar në merkato.

 

Gjatë periudhës te Blutë e Londrës marrëdhëniet e tij me shokët e ekipit ka qenë shumë e mirë, aq sa krijuan edhe një grup në “WhatsApp”. Mbrojtësi Emerson Palmeri, ka rrëfyer bisedën e fundit me yllin belg në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hazard reagoi për herë të fundit në grupin e WhatsApp duke na dhënë lamtumirën. Ai përshëndeti për herë të fundit djemtë dhe më pas u largua. Ishte e çuditshme. Na dërgoi një mesazh ‘faleminderit, jua dua djem’ dhe më pas pash që Eden Hazard u largua nga grupi. Thash dreqin, iku vërtet”, u shpreh Emerson Palmeri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 A mock-up of how Hazard's final message and exit would have looked in the Whatsapp group

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?