Empoli një hap larg “Seria A”, shqetësuese mbetet situata e Frederik Veselit

Empoli ka marrë një tjetër fitore sot në “Seria B” duke e bërë të duket një formalitet ngjitja në “Seria A”. Kur mbeten edhe 9 ndeshje për t’u zhvilluar diferenca është 8 pikë me vendin e dytë, por ajo që shqetëson më shumë në kampin e Empolit nuk është ky detaj, por situata e mbrojtësit Frederik Veseli.

Shqiptari ka pësuar një dëmtim dhe mungon prej 5 ndeshjesh në radhët e skuadrës ku kishte luajtur rregullisht si qendërmbrojtës në 25 takime në këtë sezon. Klubi nuk ka bërë të ditur se kur do të kthehet futbollisti i përfaqësueses shqiptare në fushën e lojës, por duke parë formën që po kalon ekipi, edhe nëse kthehet do ta ketë shumë të vështirë që të sigurojë vend në fushën e lojës.

Ndeshja e Empolit e luajtur sot kundër Foggia-s në transfertë përfundoi me shifrat 0-3.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?