Federata Çeke këshillon tifozët: Provoni tavën e kosit dhe byrekun kur të shkoni në Shqipëri

“Provoni tavën e kosit dhe byrekun kur të shkoni në Shqipëri”. Kjo është thirrja që Federata Çeke i ka bërë tifozëve të saj në prag të ndeshjes me kuqezinjtë në Tiranë. Në një postim të dedikuar tërësisht kombëtares shqiptare, Federata vlerëson pjatat tradicionale shqiptare dhe i fton tifozët çekë që t’i provojnë ato.

“Kuzhina shqiptare është interesante dhe e larmishme”. Në këtë mënyrë hapet artikulli prej dy faqesh vetëm për Shqipërinë dhe gatimet tradicionale të saj. Përveç kësaj, Federata Çeke i ka dhënë dhe disa këshilla tifozëve se si mos të ecin nëpër qytet me fanella apo shalle të kombëtares çeke.

Sipas tyre, shqiptarët nuk kanë qëndrim negativ ndaj të huajve e aq më tepër ndaj çekëve, që çdo vit vijnë dhe frekuentojnë plazhet e Shqipërisë dhe jo vetëm, por dhe natyrën e bukur malore që vendi ynë ofron. Por, për shkak të nivelit të pritshëm të emocioneve dhe për të evituar tensionet e mundshme, Federata Çeke ka paralajmëruar tifozët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, shkrimi është mbyllur me një koment lidhur me trafikun e ngarkuar në Tiranë, si dhe detajet për marshimin në stadium.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?