FIFA zbut sanksionet ndaj Rusisë, ja si do të marrin pjesë
Pas UEFA-s është radha e FIFA-s për të zbutur sanksionet ndaj Federatës ruse të Futbollit. Organi qeverisës botëror i futbollit ka hequr ndalimin e Rusisë nga futbolli ndërkombëtar duke lejuar ekipet e vajzave dhe djemve nën 17 vjeç të merrnin pjesë në turnet e organizuara prej tyre.
“Kjo është e kushtëzuar që këto skuadra të luajnë nën emrin e ‘Bashkimit të Futbollit të Rusisë’ në vend të Rusisë, në mungesë të flamurit të tyre kombëtar, himnit të tyre kombëtar, fanellës dhe pajisjeve të tyre kombëtare dhe në vend të kësaj të luajnë me ngjyra neutrale”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.
Ekipet nga Rusia u ndaluan nga futbolli ndërkombëtar pas pushtimit rus të Ukrainës. UEFA vendosi pas pushtimit të Rusisë në Shkurt 2022 që të gjitha ekipet ruse kombëtare apo klube do të pezulloheshin nga pjesëmarrja në garat e saj.
Shoqata Ukrainase e Futbollit i kërkoi UEFA-s të rishqyrtojë vendimin e saj dhe tha se nuk do të luajë në turne që përfshijnë ekipe ruse. Anglia, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka kanë pranuar gjithashtu se ekipet e tyre të të rinjve nuk do të luajnë kundër Rusisë pavarësisht vendimit të UEFA-s.
KOHA JONË SONDAZH

