Finalja e Kupës, Daja: Duam tripletën, skuadra është e lodhur

Nesër në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu do të përballet me Laçin, me synimin për të fituar një tjetër trofe pas kampionatit.

Një ditë para sfidës me kurbinasit, trajneri i korçarve Ilir Daja beson në një sukses të mundshëm.

“Ky është sezoni i duhur për të bërë tripletën. Them kështu, pasi kemi arritur të fitojmë titullin kampion, ishim dinjitozë në grupet e “Europa League” dhe mund të fitojmë Kupën e Shqipërisë. Kundërshtari i ditës së nesërme? Mendoj se cilido ekip, që do të dilte në finalen e Kupës së Shqipërisë, do të ishte për t’u vlerësuar. Laçi është surpriza e këtij kampionati dhe kjo jo për faktin që kapi Kupat e Europës, por sepse ka lojtarë të rinj me shumë prespektivë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një meritë e stafit të atij klubi. Mund të them se është ndeshje e vështirë, por jo e pamundur për t’u fituar nga Skënderbeu, nëse do të jemi në maksimumin tonë. Skuadra jonë është e lodhur nga ky sezon i gjatë, bashkë me ta edhe ne. Të gjithë duam ta shijojmë këtë finale dhe më pas të shijojmë pushimet. Jam krenar për arritjet e rezultateve, por kjo nuk ka ardhur vetëm nga Daja. Çelësi i suksesit është bashkimi i fuqisë së të gjithëve, nga presidenti deri te punëtori i fushës. Vetëm kështu shkon drejt suksesit në futboll”, u shpreh Daja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?