Fino i përgjigjet Dukës: S’jam tërhequr nga CAS, FSHF e paligjshme
Kandidati në zgjedhjet për president të Federatës shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, nuk është tërhequr nga padia në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke përgënjeshtruar fjalët e Armand Dukës, që një ditë më parë për Top Channel deklaronte se ankimimi në CAS ishte pezulluar nga vetë zoti Fino.
Në një intervistë për Report Tv, Zoti Fino ka deklaruar se nuk është tërhequr dhe do t’i shkojë deri në fund këtij procesi, edhe pse do të zgjasë pak në kohë, pasi CAS ka procedurat e veta.
“Nuk është aspak e vërtetë që jam tërhequr nga CAS-i. Ne kemi bërë një padi për parregullsitë, që tashmë edhe Gjykata e Tiranës nuk e regjistroi vendimmarrjen e Asamblesë.
Presin të gjitha procedurat që të mbarojë procesi, sepse ne kemi ngritur dy padi, një në KAS-in shqiptar, pavarësisht se FSHF nuk e njeh, dhe një në CAS-in e Lozanës. Natyrisht CAS-i i Lozanës do kohën e vet” – u shpreh Fino.
KOHA JONË SONDAZH

