Fitoi “Topin e Artë”, por Messi nuk është blerja më e mirë në Amerikë

FORT LAUDERDALE, FLORIDA - JULY 21: Lionel Messi #10 of Inter Miami CF celebrates after kicking the game winning goal during the second half of the Leagues Cup 2023 match between Cruz Azul and Inter Miami CF at DRV PNK Stadium on July 21, 2023 in Fort Lauderdale, Florida. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Lionel Messi arriti të fitonte “Topin e Artë”, por ka marrë dhe zhgënjimin e parë në Amerikë. Ylli i Inter Miami nuk arriti të fitonte çmimin e “debutuesit”, trofeun në Major League Soccer që rezervohet për “blerjen më të mirë të vitit”.

Argjentinasi u mposht nga sulmuesi grek i Atlanta United, Giorgos Giakoumakis, i cili u shpall fitues pas 17 golave të shënuar në këtë sezon. Sipas njoftimit zyrtar të MLS çmimi është një “vlerësim për meritat e futbollistit më impaktin më të madh në kampionat gjatë sezonit të rregullt 2023”.

Leo humbi prej votave të trajnerëve. Drejtuesit e stolave preferuan me mbi 46% Giakoumakis, kundrejt 34% të votave për argjentinasin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi u transferua në ligën amerikane vetëm gjatë muajit korrik dhe luajti ndeshjen e parë zyrtare vetëm në fundin e muajit gusht. Ai nuk arriti të ndryshonte ecurinë e ekipit nga Florida, që mbeti jashtë fazës “Play Off”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?