Formacioni zyrtar i super ndeshjes Inter-Bayern, Inzaghi ul në stol Handanovic
Interi do të sfidojë Bayernin mbrëmjen e sotme në impiantin “San Siro”. Trajneri Inzaghi pas humbjes ndaj Milanit, ja beson portën portierit Onana, ndërkohë që në mbrojtje do të jenë D’Ambrosio, Skriniar dhe Bastoni.
Në mesfushë nga krahët do të jenë titullar Gosens dhe Dumfries, ndërkohë që në repartin e avancuar do të jenë Lautaro dhe Dzeko.
Bayerni në krahun tjetër kundërpërgjigjet me vendosjen 4-2-3-1. Në mbrojtje do të luajë De Ligt, ndërkohë që në slm Coman, Muller dhe Gnabry do të mbështesin Sadio Mane.

KOHA JONË SONDAZH

