FOTO/ Wayne Roney shpenzon 150 milionë për ta gëzuar gruan Coleen për ditëlindjen e saj

Wayne Rooney nuk është ndarë nga bashkëshortja e tij në prag të ditëlindjes së 32-të të saj.

Futbollisti kulmor anglez ka shpenzuar portofolin e tij për të gëzuar bashkëshorten e tij duke shpenzuar hiç më pak se 100 mijë paund (afërsisht 150 milionë lekë) për një udhëtim.

Wayne Rooney me gruan dhe fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para ditëlindjes së sa më 3 prill, Rooney thuhet ta ketë befasuar gruan e tij me një udhëtim në Dubai dhe qëndrim në Madinat Jumeirah resort, aty ku ajo mund të kënaqet në një plazh privat, restorante ekskluzive dhe hapësirë për katër djemt e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, Coleen në këtë udhëtim do të jetë e vetmuar me fëmijët e saj pasi Rooney nuk mund të jetë pranë tyre në këtë udhëtim për shkak të angazhimeve të tij.

Rooney dhe bashkëshortja Coleen

“Marrëdhënia e Wayne dhe Coleen u godit pasi ai u arrestua për drejtim të veturës nën ndikimin e alkoolit, ndërkaq ishte në pikëpyetje sa do të zgjaste kjo martesë”.

“Coleen vendosi që të qëndronte me Rooneyn, i cili ka mësuar nga gabimi duke u qetësuar dhe duke u bërë bashkëshort model që prej rastit në fjalë”, ka thënë një burim i The Sun.

Rooney është një prej futbollistëve më të respektuar anglez.

Burimi në fjalë shtoi se Rooney dëshiron ta bëjë këtë pushimin më të mirë ndonjëherë për gruan e tij, e kësaj radhe do të qëndrojë larg prej problemeve kur ajo është larg.

Më herët gjatë këtij viti çifti priti në jetë djalin Cass.

ImageImageImage

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?