FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Francesco Totti, për herë të tretë baba

Kapiteni i Romës, Francesco Totti do të bëhet baba për herë të tretë. Lajmin e ka dhenë për fansat bashkëshortja e tij, bukuroshja Ilary Blasi. Gjatë programit që ajo prezanton me Teo Mammucarin, të quajtur “Le lene show”, Blasi tha se sëshpejti pret të bëhet sërish nënë. Ilary dhe Totti aktualisht janë prindër të dy fëmijëve, Cristian Totti dhe Chanel Totti.

Show – girli italian në llogarinë e saj të Facebook ka marrë urime pa fund nga fansat, të cilët i kanë uruar shtatzani të mbarë. Për të shprehur dashamirësinë e saj ndaj tyre ajo ka publikuar në këtë llogari një video, ku falenderon të gjithë ndjekësit për mesazhet e panumërta që i kanë dërguar.

Ende nuk dihet gjinia e bebit, por ajo që vihet re është lumturia e pafund e 32 – vjeçares për t’u bërë sërish nënë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?